Të fundit

Andi Belegu premton reforma në arsim për një Prishtinë cilësore

Andi Belegu, kandidat për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka premtuar rritje të cilësisë së arsimit.

Belegu ka thënë se arsimi është themeli i Prishtinës që e duam.

Ai ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e arsimit në Prishtinë, ku përfshihet dyfishimi i numrit të çerdheve publike, mësimi tërditor, si dhe kushte dinjitoze për nxënës dhe mësimdhënës.

“Arsimi është themeli i Prishtinës që duam. Nëse duam një qytet të zhvilluar, duhet të fillojmë nga arsimi. Fëmijët tanë meritojnë më shumë se klasa të mbingarkuara dhe kushte minimale. Ne do të dyfishojmë numrin e çerdheve publike, do të ndihmojmë familjet edhe në çerdhet private, dhe do të krijojmë kushte të dinjitoze për edukatorët. Në shkolla do të kalojmë në sistemin gjithëditor, me mësim, aktivitete dhe zhvillim personal. Do të kemi psikologë dhe oficerë sigurie kundër bullizmit, shujta të shëndetshme dhe mbështetje për çdo nxënës. Arsimi nuk është shpenzim, është investimi më i madh për Prishtinën. Koha për Prishtinën është koha për nxënësit tanë”, thuhet në postimin e Belegut në Facebook.

Belegu mban numrin 50 në listën e PDK-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci