Të fundit

Shefqet Shehu e kthen fushatën në festë me këngën e tij gjakovare

Kryetari i Forumit të LDK-së në Gjakovë, z. Erion Kameri, ka publikuar një video ku shihet kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Gjakovës, z. Shefqet Shehu, gjatë vizitës së tij në Shkollën e Artit dhe Muzikës në qytet.

Në këtë vizitë, Shefqet Shehu u prit me entuziazëm nga stafi, ndërsa atmosfera u shndërrua në një festë të vërtetë, kur kandidati i LDK-së interpretoi një këngë gjakovare, duke dëshmuar edhe talentin e tij muzikor.

Në postimin e tij, Kameri theksoi se Shefqet Shehu është shembull i afërsisë me qytetarët, duke e bërë fushatën më të ngrohtë dhe më të afërt me shpirtin e Gjakovës.

LDK beson se kandidati i saj, përveç përkushtimit për qeverisjen e mirë, bart me vete edhe dashurinë për kulturën e qytetit dhe energjinë që e kthen çdo takim me qytetarët në një përjetim të veçantë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci