Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se rrugët që shpien tek bjeshkët e Gjeravicës janë të pastruara.
Bora vështirësoi sot lëvizjet e qytetarëve në Kosovë, megjithatë Shehu ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht. Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, thuhet në postimin e tij.
