Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se programi i tij për mandatin e ri përmban vizionin dhe projektet që synon t’i bëjë për komunën që drejton.
Ai ka thënë se nuk ka fjalë boshe, por plane të qarta dhe të realizueshme.
“Programi ynë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar përmban vizionin, projektet dhe punën që do të bëjmë së bashku për komunën tonë”, ka thënë Ahmeti.
“Nuk janë fjalë boshe, por plane të qarta dhe të realizueshme. S’ka kthim prapa, Lipjani përpara”, ka thënë ai.
