Kandidati i LDK-së për Istogun, Ilir Ferati ka mbajtur tubime në Rakosh, Shushicë e Zallq.
Ai ka thënë se këto tri fshatra konfirmuan përkrahjen për të.
“Rakoshi, Shushica e Zallqi, sonte na rikonfirmuan fuqishëm përkrahjen që Rrugëtimi ynë të vazhdojë – rrugëtimi për Istogun e të gjithëve, pa dallim”, ka thënë Ferati.
“Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.
