Të fundit

Projektet për stadiumin dhe autostradën e Gjilanit do definojnë garën e Alban Hyesnit

Dy prej projekteve që sipas analistëve në VV Shoë do të definojë nëse Alban Hyseni e fiton ose jo një mandat të dytë, janë projektet për Stadiumin dhe Autostradën e Gjilanit.

“Besoj që kanë ndikim, veçanërisht Autostrada është një projekt që është stërzgjatë dhe ka efekt shumë të madh në lehtësimin e qarkullimit”, tha Hyseni.

Ndërkohë për Autostradën e Gjilanit thotë se ka pasur defekte kontrata.

“Ky projekt, sikur edhe shumë projekte të tjera janë gjetë me shumë defekte të cilat mbase kanë mujt me u rregullu më shpejt, por jo doemos që ka mujt me u rregullu brenda katër vjetëve”, ka shtuar kandidati për kryetar të Gjilani, derisa thotë se më shpejt mund të shkëputej kontrata paraprake nga Ministria e Infrasktrukturës.

E për stadiumin shtoi se ka pasur rezistencë politike nga opozita në Gjilan.

“Në njërin prej pozicioneve të stadiumit është gati 2500% tejkalimi i kontratës për vlerën e shumës së paguar, saktësisht 2446%. Si total kontrate 755% tejkalim. Pastaj kemi pas rezistencë politike, politiksht ka pasë ankesë për stadiumin e vonesat kanë qenë rreth një vit e dicka”, deklaroi Alban Hyseni në VV Show.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci