Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se qyteti ka marrë një “frymë dhe jetë tjetër” falë qeverisjes së tij.
Ai tha se projektet zhvillimore do të vazhdojnë edhe pas 12 tetorit, duke theksuar se “Gjakova nuk kthehet më prapa”.
Gjini u shpreh i vendosur për të çuar përpara punët e nisura në shërbim të qytetarëve.
