Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri po merr çdoherë e më shumë përkrahje nga qytetarët.
Edhe në takimin e radhës, ai u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët mitrovicas.
“Në mesin e qytetarëve, aty ku ndjehem më së miri. Aty ku ata jetojnë, punojnë dhe kërkojnë më shumë për veten dhe familjet e tyre. Në çdo bisedë me gjyshër që shqetësohen, nëna dhe të rinj, punëtorë dhe të papunë, bëhet e qartë se çfarë i nevojitet qytetit tonë. Mitrovicën do ta qeverisim së bashku, sepse është qyteti ynë dhe të gjithë e duam”, tha ai.
