Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec.
Qytetarët të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Ajo që vihet re është se protestuesit valëvisin edhe flamurin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
Mes protestuesve ka edhe shqiptarë të cilët që kanë udhëtuar nga Britania në Tiranë për të marr pjesë në këtë marshim.
Përpara kryeministrisë, jane vendosur atlete nga qytetarët që po merren me organizimin. Atletet simbolizojnë largimin e shqiptarëve nga vendi. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, ata kanë vendosur të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Ata po shkojnë drejt qendrës së Tiranës dhe më pas mbetet për t’u parë sesi ata do të vijojnë marshimin e tyre. Protestuesit janë të shumtë ndërsa ata kanë “ndiçuar” rrugët edhe me blicat e celularëve të tyre.
