Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi pasditen e së hënës e kaloi me artistët e mrekullueshëm të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”.
Ai thotë se ky grup, me pasionin, energjinë dhe përkushtimin e tyre po e ruajnë e promovojnë trashëgiminë tonë kulturore, duke e bërë Vushtrrinë krenare kudo që paraqiten.
“Faleminderit për mikpritjen dhe për kontributin e çmuar që jepni në mbajtjen gjallë të identitetit tonë kombëtar!”, thotë Idrizi.
