Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te Borussia Dortmundi, ku pritet ta vazhdojë karrierën e tij.
Asllani tashmë ka nënshkruar kontratën me gjigantin gjerman, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Më tej raportohet se Borussia Dortmundi ka pranuar ta paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, të vendosur nga Hoffenheimi për kartonin e sulmuesit kosovar.
