Të fundit

Fejohet fizioterapeuti i mirënjohur kosovar Art Sopi me bukuroshen Anita Zeqiri

Fizioterapeuti i njohur kosovar, Art Sopi, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Anita Zeqirin.

Çifti organizoi të shtunën mbrëma një ceremoni festive në një nga restorantet e Prishtinës, ku në praninë e familjarëve, miqve dhe shumë të ftuarve, festuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre.

Dashurinë e tyre, Arti dhe Anita e vulosën me fejesë, ndërsa propozimi romantik ishte bërë disa ditë më parë në ishullin piktoresk të Capri-t në Itali.

Art Sopi është një emër i njohur në sportin kosovar. Ai ka punuar për disa vite si fizioterapeut i FC Llapit, ndërsa aktualisht është pjesë e klubit Mabetex në futsall, ku vazhdon angazhimin e tij profesional.

Pamjet nga ceremonia e fejesës tregojnë një atmosferë elegante dhe festive, ndërsa çifti mori urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe të ftuarit për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci