Të fundit

Shahini: Kostoja e banimit në Prishtinë e papërballueshme

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës Besa Shahini, ka prezantuar vizionin e saj për kryeqytetin.

Shahini në Rubikon të Klan Kosovës tha se banimi dhe arsimi janë dy çështjet kryesore në të cilën bazohet programi i PSD-së.

Ajo tha se kostoja e banimit në Prishtinë është e papërballueshme.

“Kostoja në Prishtinë është bërë e papërballueshme. Kjo është konfirmuar dhe nga njerëzit me të cilët jemi takuar në terren, edhe gjatë vizitave derë më derë edhe kur i kemi vizituar në bizneset e tyre. Janë dy kategori që më së shumti e rëndojnë buxhetin familjar janë shpenzimet për arsimin, çerdhe, kopshte, qëndrim ditor, transporti shkollor, por pjesa më e madhe shkon drejt banimit”, tha ajo në debatin për kryeqytetin.

“Familjet në Prishtinë një pjesë të madhe të të hyrave i shpenzojnë për qira dhe për blerje. Kështu që ne kot merremi me projekte si tramvaji, nënkalimi, mbikalimi, kur në Prishtinë i kemi dy probleme thelbësore”, theksoi ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci