Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri po vazhdon të gëzoj mbështetje gjithandej.
Të njejtën frymë ai e përjetoi sot edhe në Frashër ku premtoi se do të punoj çdo ditë për të nderuar besimin e qytetarëve.
Postimi:
Familja Sheremeti në Frashër, ashtu si shumë familje të nderuara në Mitrovicë, përfaqëson vlerat më të mira qytetare, si bujarinë, respektin dhe dashurinë e sinqertë për vendin. Si kryetar i ardhshëm, ndjej përgjegjësi dhe nder të jem zëri i çdo familjeje mitrovicase që ka dhënë shumë për qytetin tonë.
Me përulësi dhe mirënjohje, do të punoj çdo ditë për të nderuar besimin tuaj.
