Të fundit

Protesta në Beograd, Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve të shmangin turmat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke paralajmëruar për grumbullime të mëdha dhe vështirësi në qarkullim gjatë së shtunës në Beograd.

Sipas njoftimit, mbështetësit proqeveritarë do të mbajnë një tubim para parlamentit serb, që nis në orën 18:00 si dhe gjatë gjithë ditës priten edhe tubime në qendër të kryeqytetit serb.

Ambasada thekson se për shkak të numrit të madh të autobusëve dhe pjesëmarrësve, priten bllokime të trafikut, mbyllje të përkohshme të rrugëve dhe vonesa në transportin publik.

Në njoftim, qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin zonën pranë parlamentit serb si dhe të shmangin turmat dhe demonstratat.

Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci