Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri të hënën në mbrëmje ka vizituar familjen Dibrani.
Ai ka thënë se kështu po e ndërton besimin në Mitrovicë dhe se me këtë besim do ta ndërtojë edhe Mitrovicën.
“Derë më derë e familje për familje, kështu po e ndërtojmë besimin. Dhe po me këtë besim do ta ndërtojmë edhe Mitrovicën. Në familjen Dibrani u ndjeva si në shtëpinë time”, ka thënë Tahiri.
“Kur Mitrovica bashkohet si një familje e madhe, bëhet e pandalshme”, ka thënë ai.
