Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka premtuar bursë në vlerë 650 euro për çdo maturant që vazhdon studimet.
Përmes një postimi në Facebook, Ferati tha se çdo maturant meriton mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e vet.
Postimi i plotë:
“Çdo maturant meriton mundësinë për të ndërtuar të ardhmen e vet. Bursë 650€ për secilin që vazhdon studimet!
Rrugëtimi ynë vazhdon!”
