Kandidatja për Asamblenë e Podujevës, Alisa Jetullahu ka bërë thirrje për votim për kandidatin për kryetar Ekrem Hyseni dhe për të si asambliste.
Ajo ka thënë se për 30 ditë ka takuar shumë njerëz, teksa ka thënë se nesër duhet të votohet për doktorin, njeriun human e profesionist.
Postimi i saj i plotë:
Për më shumë se 30 ditë ishim bashkë, takova shumë njerëz të mrekullueshëm, të rinj e të moshuar gra e burra. U mirëprita në secilin shtëpi, dhe për këtë ju falënderoj nga zemra.
Vendimi asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Nesër të gjithë votojmë Dokun tonë, njeri human, profesionist dhe i pakorruptuar, dhe për rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pra, voto Ekrem Hyseni dhe Alisa Jetullahu me numër 9.
Falemnderit Llap e Gollak
