Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, duke e imituar në “VV Show” për mënyrën si e zhvilloi fushatën zgjedhore.
Kajtazi rikujtoi fjalimin e Pecit gjatë fushatës, ku ai përsëriste me vetëbesim frazën “A po fitojmë, pa balotazh?”, duke e shndërruar atë në objekt ironie.
“Pse është bë me Albin Kurtin, nuk mund të bëhet Albin Kurti sepse Kurti e ka vulën për krejt senet. Ai po del një kopje e keqe e tij, madje edhe me ato fjalimet që i mbante “A po fitojm, pa balotazh”. Ka je nis o vëlla, nuk mundesh mu ba Albin Kurti ti, as nuk je Albin Kurti, as nuk përfaqëson Vetëvendosjen”, deklaroi Kajtazi.
Kajtazi shtoi se afërsia e Pecit me Kurtin është thjesht për interesa politike dhe jo bindje.
“Ti përfaqëson një subjekt politik që nuk je as kryetar, je bashkëkryetar që nuk dihet kush është zoti i shtëpisë aty vetëm sepse iu kanë kacavjerrë Albin Kurtit për shkak të fuqisë politike që e ka dhe ndërkohë nëse e shohin që Kurti po bje, ky është i pari që ka me braktis bashkë me Donikën edhe me krejt këtë strukturën tjetër”, theksoi ai.
Pamjet mund t’i ndiqni nga minuta 13:30
