Festivali më i madh i sportit dhe kulturës urbane në vend,Prishtina mall street fest, këtë vit shënon edicionin e 26-të me radhë, duke vazhduar traditën shumëvjeçare të bashkimit të sportit, artit dhe argëtimit në një atmosferë të jashtëzakonshme komunitare.
Festivali do të mbahet më 14, 15 dhe 16 nëntor 2025, në Prishtina Mall – qendrën më të madhe tregtare në Kosovë, me finalen madhështore në amfiteatrin qendror të qendrës ne hyrjen Perëndimore, përballë qindra shikuesve, sportistëve dhe artistëve të rrugës.
Traditë, pasion dhe energji e rrugës
Në fokus të këtij edicioni mbetet basketbolli 3×3, një prej disiplinave më dinamike të sportit modern, që ndër vite ka krijuar identitetin e vet si simbol i “Street Fest”.
Garat zhvillohen sipas rregullave të FIBA 3×3 dhe përfshijnë kategori të ndryshme: seniorë, school cup, femra, pionierë dhe kadetë, me pjesëmarrje të ekipeve me te mira.
Përveç turneut kryesor, festivali do të ofrojë gara për gjuajtje 3-pikëshe, lojëra interaktive me publikun me garen shoot from the middle dhe shumë shpërblime për fituesit.
Më shumë se sport
Motoja e këtij viti, “Më shume se sport”, thekson angazhimin e organizatorëve për ta bërë sportin më të qasshëm për moshat e reja, duke përfshirë aktivitete edukative, programe argëtuese për fëmijë dhe prezantime të veçanta nga maskota e festivalit dhe face painting artistë.
Në të njëjtën kohë, Street Fest përfshin një program artistik e kulturor me DJ, valltarë, akrobatë, cirk , break dance dhe performanca spektakolare nga grupet Black wofl and crew dhe Gimbo dance show.
Performace fantastike nga Valon Jashari me akrobatik show.
Special show nga Tirana NO GRAVITY që do të sjellin gjallëri dhe emocion në çdo ditë të festivalit. Bike show team pastaj bmx xah halilaj e shume tjere.
Energjia e qytetit, për tre ditë rresht
Për tre ditë me radhë, Prishtina Mall do të jetë epiqendra e sportit dhe kulturës urbane.
Atmosferën do ta ndezin MC Beka si moderator dhe timpanisti tony drums show se bashku ne duete edhe me gitaristin snake të cilët do të shoqërojnë garat me muzikë live, ritme hip-hop dhe performance energjike.
Pjesëmarrësit dhe publiku do të kenë mundësi të fitojnë dhurata, fanela zyrtare të Kombëtares së Kosovës në basketboll dhe shumë surpriza të tjera.
Bashkohuni me ne!
“Prishtina mall Street Fest 2025” premton të jetë një përvojë unike ku sporti, arti dhe energjia e rinisë bashkohen në një festë të madhe të qytetit.
Prishtina mall – Destinacioni yt për sport
