Të fundit

Paparaci.com dhe media të tjera disa minuta jashtë funksionit

Një pjesë e konsiderueshme e faqeve të internetit në vend po përjetojnë probleme në funksionim për shkak të një defekti në rrjetin e Cloudflare, një prej kompanive më të mëdha të sigurisë dhe shpërndarjes së përmbajtjes në internet.

Problemi është shfaqur rreth orës 13:00, duke bërë që faqja e Paparaci.com dhe media të tjera të kenë ndërprerje.

Cloudflare është një nga hallkat më kritike të infrastrukturës globale të internetit.

Ajo ofron shërbime si mbrojtja ndaj sulmeve DDoS, shpërndarja e përmbajtjes (CDN), firewall inteligjent dhe DNS me performancë të lartë.

Mbi 80 për qind e faqeve serioze në botë e përdorin Cloudflare për të garantuar sigurinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre.

Për këtë arsye, një defekt në Cloudflare shkakton efekte zinxhir në mbarë internetin, duke bërë që shumë faqe të bien njëkohësisht, pa qenë domosdoshmërisht problemi te serverët e tyre lokalë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci