Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se më në fund e ka kuptuar se lufta me mediat është një luftë e humbur.
Në “VV Show”, Kajtazi u ndal te intervista e Kurtit me gazetarin Kushtrim Sadiku, për të cilën pati kritika.
Sipas tij, pjesa dërrmuese e deklaratave të bëra nga kryeministri nuk qëndrojnë.
“Më në fund e ka kuptuar se lufta me mediat është luftë e humbur…Ka pas një intervistë me kolegun Kushtrim Sadiku. Për mu 90 për qind e asaj interviste, të paktën deklaratat e Kurtit janë të rrejshme”, tha Kajtazi.
