Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në kuadër të shënimit të International Zero Waste Day, po forcohet angazhimi për një të ardhme më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.
Përmes sistemeve të ndarjes së mbeturinave dhe bashkëpunimit me partnerë të certifikuar, aeroporti po mundëson riciklimin e materialeve si letra, plastika dhe metalet, duke ulur ndikimin në mjedis dhe duke rritur efikasitetin e përdorimit të burimeve.
Po ashtu, institucioni siguron menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve elektronike dhe atyre të rrezikshme, duke promovuar praktika të qëndrueshme në çdo proces pune.
Me mesazhin “Redukto. Ripërdor. Riciklo”, Aeroporti i Prishtinës synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit.
Së bashku për një të ardhme më të qëndrueshme. 💙♻️
