Të fundit

AKI-ja me paralajmërim për Visar Azemin, ai jep arsyet

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka thënë se ishte ndër të parët që zbuloi skandalin me njësorët elektrikë që nuk po e llogarisnin shpenzimin e energjisë siç duhet.

Në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin dhe Visar Ymerin, Azemi ka zbuluar se pas raportimeve të tij kishte marrë një paralajmërim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Kem pas sinjalizim nga AKI-ja më ka paralajmëruar për kujdes. Nuk po hyj në detaje, Visarin nuk e tut askush, nuk e lejon askënd me ardh në Kosovë e me vjedh, aq më tepër një qeveri që e ka mbrojtur hajnin. Këtë kam me thënë kudo që më jepet rasti. Më mirë do të ishte që të shkoj në Kuvend dhe prej aty me shty kauzën përpara, me thirr hetim parlamentar të këtij skandali dhe me i nejt ballë këtij skandali”, ka thënë Azemi.

Ai e ka vlerësuar si të suksesshëm zbulimin për çështjen e njësorëve elektrikë.

“Ne kemi mbërri që Prokuroria të aktivizohet, kam besim në Policinë dhe du me besu që ata kanë me çu këtë punë deri në fund. Nuk ka skandal më të madh sesa me të nxanë t’u vjedh me njësorët elektrik. Kur është dashur me të fakturu me çmim të lirë, është faturuar me të shtrenjtën, qeveria nuk ka bërë kurrgjë”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci