Kandidati Rrahman Rama për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka publikuar një mesazh mobilizues nga tubimi i mbajtur në Podujevë, ku ka thënë se “Llapi e dha kushtrimin e fitores”.
Përmes një postimi, Rama tha se në Podujevë janë mbledhur aktivistë dhe përkrahës të PDK-së për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
“Sonte në Podujevë u mblodhëm me aktivistë e përkrahës, për t’i dhënë përkrahjen e madhe Bedri Hamzës”, ka shkruar Rama.
Ai ka drejtuar kritika ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se mobilizimi i qytetarëve në Llap është sinjal kundër krizës në vend.
“Kur Llapi çohet në këmbë për t’i thënë STOP krizës, dridhet seriozisht themeli i këtij pushteti”, është shprehur ai.
Në fund, kandidati i PDK-së ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në tubim.
