Të fundit

Zbulohet minë detare në Ngushticën e Hormuzit

Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se ka zbuluar një minë detare në perëndim të zonës së trafikut bregdetar në Ngushticën e Hormuzit, brenda ujërave territoriale të Omanit.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social X, autoritetet detare u bënë thirrje të gjithë detarëve, peshkatarëve dhe anijeve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lundrimit, të shmangin çdo objekt të dyshimtë dhe t’i raportojnë menjëherë tek autoritetet përkatëse.

Zbulimi vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Situata ka rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë.

Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill pas ndërmjetësimit të Pakistanit dhe u zgjat më pas për një periudhë të pacaktuar, autoritetet vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën e sigurisë në rajon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci