Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku ka pirë kafen e mëngjesit me dy profesorë të pensionuar.
Në një postim, Lushtaku ka thënë se takimi me ta çdoherë është frymëzues.
“Kënaqësi e veçantë të pi kafen e mëngjesit me dy profesorë të nderuar në pension. Çdo takim me ta është tejet frymëzues, plot kujtime të bukura dhe biseda me vlerë”, ka thënë ai.
“Stop krizës. Ndrysho Kosovën! PDK 125”, ka theksuar Lushtaku.
