Të fundit

Franca dhe partnerët ndalojnë një tjetër anije ruse të naftës në Atlantik

Marina Franceze kapi ditën e djeshme një tjetër anije cisternë ruse gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik, me mbështetjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetin social X.

“Është e papranueshme që anijet po shmangin sanksionet ndërkombëtare, duke shkelur ligjin detar dhe duke financuar luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shkroi Macron, duke publikuar edhe imazhe nga operacioni.

Sipas autoriteteve franceze, kjo është anija e katërt ruse e naftës e ndaluar nga Franca në kuadër të operacioneve kundër shmangies së sanksioneve ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci