Të fundit

Hamza: Kosova në krizë, bizneset po mbijetojnë me zor dhe qytetarët po varfërohen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar komunitetin e biznesit.

Hamza ka thënë se ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune.

Ai ka thënë se Kosova është në krizë dhe bizneset mezi po mbijetojnë, duke shtuar se edhe qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur.

“Kosova është në krizë. Bizneset mezi po mbijetojnë. Qytetarët po paguajnë më shumë dhe po jetojnë më keq, sepse kostoja e jetesës është rritur. Përfaqësuesit e bizneseve që takova sot duan më shumë mundësi dhe një shtet që i ndihmon, jo që i pengon. Ndryshimi fillon me ekonominë, sepse nuk ka zhvillim pa mbështetje për ata që krijojnë vende pune.
#StopKrizes
#NdryshoKosoven
#PDK125”, ka shkruar Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci