Të fundit

Sveçla deklarohet për raportimet se disa policë nuk janë paguar për orët shtesë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet janë në proces të vlerësimit dhe pagesës së orëve shtesë për zyrtarët policorë, duke theksuar se gjatë mandatit të tij nuk ka mbetur asnjë orë shtesë pa u kompensuar.

I pyetur për raportimet se disa policë nuk kanë marrë pagesat për orët shtesë, Sveçla tha se aktualisht po punohet në krijimin e një sistemi më efikas për trajtimin e tyre.

“Shihni, është realisht një proces i vlerësimit të orëve shtesë. Tashmë, jemi në proces që orët shtesë të paguhen. Realisht ne po punojmë në dizajnim të sistemit sa më të mirë, në mënyrë që askujt as mos t’i humbët as mundi, as angazhimi, por edhe buxheti i Policisë së Kosovës të orientohet drejt investimeve kryesisht kapitale, por edhe shpenzimeve”, tha ai.

Sveçla shtoi se qeveria ka qenë e fokusuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës, duke thënë se për këtë është kritikuar edhe nga kundërshtarët politikë.

“Nuk ekziston asnjë qeveri e Kosovës që nuk ka punuar për kushtet e Policisë së Kosovës. Ne kemi pasur fokus, bile jemi kritikuar nga kundërshtarët se jemi tepër të fokusuar në këtë. Nuk është tepër, por duhet në bazë të rrethanave ta maksimalizojmë angazhimin tonë në këtë drejtim. Prej se jam unë ministër asnjë orë shtesë nuk ka mbetur pa u paguar”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci