Të fundit

IPK konfirmon suspendimin e rreshterit Gëzim Millaku

Inspektoriati Policor i Kosovës ka konfirmuar raportimet lidhur me suspendimin e rreshterit Gëzim Millaku, pas deklaratave për rastin e sulmit të pretenduar të kryeministrit Kurti nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në një përgjigje për RTK, IPK-ja ka bërë të ditur se rreshteri Millaku është suspenduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Sipas IPK-së, suspendimi ka ndodhur për shkak të interesit të hetimeve.

IPK konfirmon se në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor dhe i njëjti bazuar në këto rekomandime është suspenduar nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Rekomandimet janë dorëzuar 10 ditë më parë, thuhet në përgjigje, ndërkohë që hetimi është duke u zhvilluar lidhur me deklarimet kundërthënëse lidhur me rastin.

Millaku, një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtar i mbrojtjes së afërt, është suspenduar përafërsisht dy javë pas publikimit të raportit policor lidhur me “incidentin” ku thuhej se ishte përfshirë Lushtaku.

Në bazë të raportit, Millaku  mohonte deklarimet e kryeministrit Kurti se kinse Lushtaku e ka sulmuar eskortën e tij.

Në raportin policor të cilin e kishte publikuar Radio Televizioni Publik, Millaku mes të tjerash kishte deklaruar se “vetura e dyshuar (e Sami Lushtakut) ka bërë vetëm kyçje të vrullshme, por nuk ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Albin Kurti”.

Në raport thuhej se nuk kishte elemente të ndonjë vepre penale apo kundërvajtje kundër sigurisë së trafikut publik, ndërkaq Lushtaku e kishte paditur për shpifje kryeministrin Kurti pas deklaratës së tij në KTV ku e akuzonte kryetarin e Skenderajt për sulm.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci