Të fundit

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën një 48-vjeçar

Policia e Tiranës ka njoftuar për një aksident tragjik që ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në kryeqytetin shqiptar.

Si pasojë e përplasjes së një veture me një motomjet, ka humbur jetën një person i moshës 48-vjeçare.

Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

“Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën ‘Nënë Tereza’, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Derisa, po vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci