Të fundit

“FoxNews” pyet Vuçiqin a do ta njohë Kosovën: “Jam i hapur për zgjidhje kompromisi”

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik dhe për marrëdhënie të përmirësuara me Kosovën.

Në një intervistë për “FoxNews”, ai u pyet në lidhje me mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se duke e bërë këtë do të zhbllokohej e ardhmja ekonomike dhe do të përshpejtohej rruga e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Nuk po them se jam i gatshëm të shkel kushtetutën time… gjithmonë kam qenë i hapur për bisedime apo zgjidhje kompromisi, gjithmonë kam qenë i hapur për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ekonomike dhe pa dyshim për marrëdhënie shumë më të mira politike. Por s’kam folur për njohjen e pavarësisë së dikujt”, deklaroi presidenti serb.

Kujtojmë se shtatorin e vitit 2020, Vuçiqi dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruan marrëveshjet ekonomike të ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Shtëpinë e Bardhë që përfshinin përkushtime për të zgjeruar lidhjet hekurudhore dhe rrugore dhe të promovojnë investime.

Trumpi e pati përshkuar marrëveshjen si shumë të rëndësishme e arritur duke u fokusuar “në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik” në vend të mosmarrëveshjeve shumëvjeçare politike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci