Të fundit

CR7 dhe Messi, në ndjekje të rekordeve, dy yjet e futbollit luajnë “Botërorin” e gjashtë në karrierë

Numërimi mbrapsht ka nisur. Siç dihet, “Botërori 2026” është më i madhi në historinë e futbollit, ai i rekordeve dhe me shumë mundësi i fundit për dy prej lojtarëve më të mëdhenj të çerekshekullit të fundit, si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Të mësuar me rekordet, për dy rivalët e përjetshëm, ky është turneu i gjashtë në karrierën e tyre, por atyre u bashkohet një hero “kulti” si portieri i Meksikës, Gujermo Oçoa.

Ashtu si Messi dhe Ronaldo, edhe portieri meksikan luajti Botërorin e parë në vitin 2026 dhe që atëherë nuk ka munguar në asnjë fazë finale të turneve të tjerë.

Por asnjëhri prej tyre nuk është lojtari më i vjetër në moshë një Kupën e Botës të këtij viti, pavarësisht se Ronaldo dhe Oçoa i kanë mbushur 41 vjeç.

Ata lihen pas nga poerieri i Skocisë, Kreig Gordon, që kur të nisë Botërori do të jetë 43 vjeç e 162 ditë.

Për të qëndruar te mosha. Lojtari më i ri i këtij turneu është Gilberto Mora i Meksikës, që kur skuadra e tij të luajë ndeshjen e parë më 11 qershor do të jetë 17 vjeç e 240 ditë.

Një rekord në “Botërorin 2026” vjen edhe nga pankinat. Tekniku i Ganës, Karlos Keiroz barazon rekordin e legjendës Bora Milutinoviç me pesë pjesmarrje në finalet e Kupave të Botës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci