Rezultat interesant është shënuar në Kaçanik pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Me 100 për qind të votave të numëruara, kandidatja e PDK-së, Kosovare Murseli, ka arritur të marrë 3,785 vota, duke lënë pas kandidatin për kryeministër dhe bartësin e listës së PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka siguruar 3,395 vota.
Vota e Kaçanikut dëshmojnë mungesën e autoritetit të Hamzës, i zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës vitin e kaluar, mbi elektoratin dhe degët e partisë.
Murseli, e cila vjen nga Dega e Kaçanikut, ka marrë 390 vota më shumë sesa Hamza në këtë komunë, duke u renditur e para në listën e më të votuarve.

Në 89,27% të votave të numërurara në gjithë vendin, Murseli në total ka siguruar 15,447, të cilat ia konfirmojnë edhe një mandat si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, procesi i numërimit po vazhdon edhe në komunat e tjera të vendit.
Sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026.
Rezultat po transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
