Të fundit

Dita e 12-të e protestës në Tiranë, qytetarët sërish në bulevard

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi i protestuesve bëhet në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas ata marshojnë drejt godinës së qeverisë, duke vijuar itinerarin e protestës në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, ndërsa në tubime marrin fjalën qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë.

Pas qëndrimit në shesh, protestuesit vijojnë marshimin në formë kolone në disa akse të Tiranës, në kuadër të asaj që organizatorët e kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove”.

Prej 12 ditësh, protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe nuk janë raportuar incidente.

Një ditë më parë, tubimit iu bashkuan edhe mbështetës dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 18:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.

Protesta përmbyllet çdo ditë me marshim në rrugët e Tiranës, ku kolona e protestuesve shtrihet deri në rreth dy kilometra.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci