Të fundit

Tronditje në kampin e Iranit, gjendet një trup i pajetë pranë qendrës stërvitore

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur atmosferën rreth Kombëtares së Iranit gjatë Botërorit 2026.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një trup i pajetë është gjetur në afërsi të qendrës stërvitore ku është akomoduar përfaqësuesja iraniane në Tihuana të Meksikës, përcjell “Gazeta Express”.

Autoritetet lokale i kanë nisur menjëherë hetimet për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna që ta lidhin incidentin me ekipin kombëtar të Iranit apo me anëtarët e delegacionit.

Lajmi ka shkaktuar shqetësim dhe e ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të tensioneve që po e shoqërojnë praninë e Iranit në turne.

Megjithatë, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se aktiviteti i skuadrës vazhdon normalisht dhe se lojtarët po përgatiten për ndeshjet e tyre sipas programit.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa priten informacione të reja në orët në vijim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci