Të fundit

Fotografia e Schweinsteiger dhe prezantueses së sportit bëri xhiron e rrjetit duke shkaktuar reagime të shumta, deri sa doli në shesh e vërteta

Një fotografi e ish-futbollistit të njohur gjerman, Bastian Schweinsteiger, së bashku me moderatoren Esther Sedlaczek, ka bërë xhiron e internetit dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Fotografia u bë virale pasi shumë përdorues besuan se moderatorja ishte shfaqur me një veshje tepër të hapur gjatë një transmetimi në televizionin publik gjerman. Megjithatë, rezultoi se imazhi nuk ishte autentik.

Në realitet, Esther kishte veshur të njëjtin xhaketë gjatë emisionit, por të mbyllur plotësisht, pa ekspozuar dekoltenë. Më vonë u zbulua se fotografia që po qarkullonte ishte modifikuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), duke krijuar një version të manipuluar të pamjes së saj.

Siç ndodh shpesh me përmbajtjet e pazakonta që shpërndahen në internet, fotografia shkaktoi një valë reagimesh dhe komentesh. Më pas, një përdorues publikoi fotografinë origjinale nga transmetimi televiziv, duke treguar qartë dallimet mes imazhit të vërtetë dhe atij të krijuar me AI.

Krahasimi i dy fotografive zbuloi se versioni viral ishte ndryshuar ndjeshëm për të krijuar një përshtypje krejtësisht tjetër te publiku.


Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se Schweinsteiger, pas ndarjes së tij nga Ana Ivanović, ishte përfolur për një lidhje me Silvën, por aktualisht thuhet se është sërish beqar.

Rasti është një tjetër shembull i mënyrës se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të manipuluar fotografitë dhe për të krijuar konfuzion te publiku, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura të njohura publike

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci