Në Philadelphia ka një bestytni që tifozët e Botërorit do të bëjnë mirë që të mos e injorojnë; nuk duhet të veshin statujën e Rocky Balboa me fanelën e skuadrës së tyre.
Mes ironisë dhe supersticiozitetit, Pennsylvania bëri një paralajmërim zyrtar skuadrave të impenjuara në ndeshjet e Kupës së Botës: kujdes nga mallkimi i statujës së Rocky.
Ky mit është rreth statujës së famshme të boksierit kinematografik i vendosur përpara Philadelphia Museum of Art, por që me kalimin e viteve është shndërruar në një lloj…mallkimi. Sipas legjendës. Çdo skuadër që tenton të ‘rekrutojë’ Rocky duke e veshur me fanelën e saj në fund del e humbur. Rasti më i fundit ishte pikërisht ai i Ekuadorit.
Përpara ndeshjes me Bregun e Fildishtë, disa tifozë të skuadrës amerikanolatine ngjitën shkallët e famshme të muzeut dhe veshën statujën me fanelën e verdhe të Ekuadorit. Rezultati? Bregu i Fildishtë fitoi 1-0.
Por ky superticiozitet nuk ka lindur tani. Në SHBA, shumë tifozë të NFL kujtojnë precedentët dekurajues; Minnesota Vikings në 2018, New England Patriots në të njëjtin vit në Super Boël dhe San Francisco 49ers në 2023 kishin ‘personalizuar’ Rocky me ngjyrat e klubeve të tyre, por dolën të humbur në ndeshjet vendimtare. Kur janë edhe 5 ndeshje për t’u zhvilluar në Philadelphia, enti turistik Visit Pennsylvania vendosi t’i paraprijë situatës dhe të paralajmëroje duke publikuar një mesazh për kombëtaret që do të vijnë mes të cilave Brazieli, Franca, Kroacia dhe Ghana.
‘Ju urojmë mirëseardhjen dhe ju urojmë më të mirën për ndeshjet në Philadelphia-shkruhet në postimin e entit në Instagram-por si zotër të mirë të shtëpisë, duam t’ju sinjalizojmë për një fenomen të dokumentuar; mallkimin e statujës së Rocky’.
Më pas mesazhi mbyllet me një rekomandim me tone shakaje, por edhe eksplicite
‘Philadelphia mezi pret t’ju mirëpresë. Por Rocky me të vërtetë nuk ka nevojë për fanelat tuaja’-vijonte enti.
Një paralajmërim që Brazili i cili do të luajë të premten ndaj Haitit në Philadelphia mund ta marrë me të vërtetë seriozisht. Kjo edhe sepse në kohët e Botërorit, mes taktikës dhe talentit, pak superticiozitet nuk prish punë.
