Të fundit

Rinumërohen 176 vendvotime, procesi përfundon nesër paradite

Edhe procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit po shkon drejt fundit.

Ky proces pritet të përmbyllet paraditen e së premtës, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri më tash, janë rinumëruar 176 vendvotime, derisa kanë mbetur edhe nëntë të tjera, pasi që gjithsej janë 185 vendvotime që kanë shkuar në proces të rinumërimit.

“Deri në përfundim të ditës së sotme (e enjte, 18 qershor) janë rinumëruar 176 nga 185 vendvotimet. Pjesa e mbetur, 9 vendvotime, do të rinumërohen paraditen e së premtes.”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në disa prej komunave është përcaktuar që të rinumërohen disa vendvotime.

Ky vendimi i KQZ-së mbështetet në Rregulloren Zgjedhore për funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Në këtë akt nënligjor është paraparë që pas pranimit të materialeve zgjedhore nga vendvotimet e rregullta në QNR, KQZ të vlerësojë situatën dhe sipas nevojës mund të vendosë për rinumërim.

Sipas KQZ-së, kjo masë kontrolli është paraparë për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar dhe ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci