Të fundit

Eksperti italian: Në Venezuelë ka gjasa për lëkundje të tjera të forta sizmike

Lëkundje të tjera me magnitudë të lartë mund të ndodhin në ditët në vijim në Venezuelë, pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin gjatë natës mes 24 dhe 25 qershorit.

Kështu deklaroi për ANSA-n Salvatore Stramondo, drejtori i Departamentit të Tërmeteve në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali (INGV).

“Nuk mund të parashikojmë me siguri se çfarë do të ndodhë,” theksoi eksperti, “por modelet tona probabilistike tregojnë se ka shumë gjasa të regjistrohen lëkundje të reja me magnitudë të paktën 6.0.”

Ndërsa në orët e para pas tërmetit të dhënat e disponueshme kishin një shkallë të caktuar pasigurie, edhe për shkak të numrit të kufizuar të stacioneve të monitorimit në rrjetin lokal, tani INGV dhe shumë institute të tjera në mbarë botën po marrin informacione të reja që ndihmojnë për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur.

“Po marrim të dhëna të tjera interesante nga satelitët,” tha Stramondo. “Pamja e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më e qartë.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci