Të fundit

Pamjet televizive kapin momentin vendimtar – zbulohen fjalët e Kimmich gjatë penalltive

Zhgënjimi pas eliminimit të hershëm të kombëtares gjermane nga Kupa e Botës është i madh. Megjithatë, për një gjë ishin dakord lojtarët, trajneri i kombëtares dhe ekspertët në Gjermani: asnjërit prej tre lojtarëve gjermanë që humbën penalltitë kundër Paraguait nuk mund t’i vihej faji.

Gjermania u eliminua nga Paraguaji, e cila kaloi në raundin e 1/16-ve pas triumfit me penallti. Koha e rregullt dhe shtesa mbaruan me rezultat të barabartë 1-1.

Megjithatë, një moment i kapur nga kamerat televizive gjatë gjuajtjes së penalltive, ka marrë vëmendjen e mediave gjermane.

Focus.de shkruan se ky moment u iniciua pas gjuajtjes së penalltive të pesta dhe pritjes nga portieri Manuel Neuer që e riktheu Gjermaninë sërish në lojë.

Pas festimit të pritjes nga Neuer, kapiteni Joshua Kimmich foli me lojtarët që nuk kishin gjuajtur ende penallti dhe vendosi radhitjen e atyre që do të gjuanin.

“Nathaniel si i teti?”, pyeti fillimisht Kimmich, duke e caktuar mbrojtësin Nathaniel Brown si gjuajtësin e mundshëm të tetë. Më pas iu drejtua Leon Goretzkës dhe e pyeti: “Apo ti, Leon?”

Nga mesfushori me përvojë, nuk pati asnjë shenjë gatishmërie. Goretzka nuk u përgjigj dhe me lëvizjen e kokës dukej se po refuzonte.

Kështu e kuptoi edhe Kimmich. Pas një pauze të shkurtër, ai e vendosi Goretzkën si gjuajtësin e nëntë, pas Brownit. Më pas e caktoi Waldemar Antonin si gjuajtësin e dhjetë.

Edhe pse Goretzka nuk njihet si specialist i penalltive dhe gjatë karrierës së tij kishte gjuajtur vetëm një penallti si profesionist (në vitin 2017 me Schalken, të cilën e shënoi), pozicioni i tij si gjuajtësi i tretë nga fundi ngriti pikëpyetje.

Mbrojtësi Jonathan Tah, i cili gjuajti penalltinë e gjashtë dhe të fundit për Gjermaninë, nuk kishte gjuajtur kurrë më parë një penallti në karrierën e tij. E njëjta gjë vlente edhe për Nathaniel Brown, i cili kundër Paraguait po luante vetëm ndeshjen e tij të tetë me kombëtaren.

Megjithatë, edhe pas ndeshjes mbeti e paqartë pse saktësisht Goretzka nuk u ndje i gatshëm të merrte përsipër një penallti. Vetëm vjeshtën e kaluar ai kishte folur për rolin e tij si lider në kombëtare dhe kishte deklaruar se dëshironte t’i ndihmonte lojtarët e rinj, t’u jepte përvojën e tij dhe të ishte shembull për ta.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci