Të fundit

Abdixhiku uron 4 Korrikun: Një nga momentet më madhore në historinë moderne

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se 4 Korriku i vitit 1776 shënon një nga momentet më madhore në historinë modern, lindjen e një shteti të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.

Kjo date sipas Abdixhikut, nuk përfaqëson vetëm themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por siç tha, edhe lindjen e një vizioni që ka frymëzuar popuj të tërë në përpjekjet e tyre për liri, demokraci dhe paqe.

“Për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit ndërkombëtar. Roli i tyre në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për liri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore”.

“Për Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më tepër se një aleat strategjik. Ato janë miku ynë i palëkundur, partneri ynë më i rëndësishëm dhe mbështetësi vendimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë. Kontributi amerikan për Kosovën është historik, i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ky është një borxh mirënjohjeje që brezat tanë do ta kujtojnë gjithmonë”.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se vizioni për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet siç tha, një prej shtyllave themelore të orientimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ky ishte vizioni i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Ati themeltar i Republikës së Kosovës dhe udhëheqësi që ndërtoi filozofinë euroatlantike të shtetit tonë. Sot, ndërsa festojmë së bashku këtë ditë të madhe të popullit amerikan, ritheksojmë përkushtimin tonë të palëkundur për ta thelluar edhe më tej partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, të ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta dhe aspiratën për një botë më të lirë, më të drejtë dhe më të sigurt”.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Urime 4 Korriku! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi kreu i LDK-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci