Sipas të dhënave nga Crunchbase dhe PitchBook, pothuajse 90 startup-e të mbështetura nga kapitali sipërmarrës kanë arritur statusin e "unicorn-it" gjatë vitit 2026. Ky status u referohet kompanive me vlerësim tregu prej të paktën 1 miliard dollarësh. Ndërsa shumica e këtyre kompanive janë të fokusuara në inteligjencën artificiale, në listë përfshihen edhe biznese nga sektorët e shëndetësisë dhe kriptomonedhave.
Po ashtu, platforma e menaxhimit të pasurisë Farther është vlerësuar në 1.25 miliardë dollarë, ndërsa startup-i i sigurisë kibernetike Socket ka arritur vlerën prej 1 miliard dollarësh.
Në sektorin e shëndetësisë, Vi Labs, e cila ndihmon organizatat shëndetësore në menaxhimin e operacioneve, ka një vlerësim prej 1.64 miliardë dollarësh. Kompania MiRus, e cila prodhon pajisje kardiovaskulare dhe ortopedike, është vlerësuar në 4.41 miliardë dollarë pas një raundi investimi nga Boston Scientific.
Lista përfshin gjithashtu kompani si EXA (1.95 miliardë dollarë), Radar (1 miliard dollarë), SendCutSend (1 miliard dollarë), Recursive (4.65 miliardë dollarë), Forus (1.01 miliardë dollarë) dhe Positron (1.06 miliardë dollarë). Gjithashtu, startup-e si Cowboy Space (2 miliardë dollarë), Starcloud (1.1 miliardë dollarë) dhe Advanced Manufacturing Company of America (1.1 miliardë dollarë) figurojnë në këtë listë.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Xbow (1.32 miliardë dollarë), Corgi (2.6 miliardë dollarë), Blitzy (1.4 miliardë dollarë), Rogo (2 miliardë dollarë), Parallel (2 miliardë dollarë), Avoca (1 miliard dollarë) dhe Core Automation (1 miliard dollarë).
Lista e plotë përfshin gjithashtu Omni Analytics, Factory, Slash, Alloy Therapeutics, Applied Compute, Hermeus, Tenex.AI, Also, Stipple Bio, Nextop AI, ModRetro, Rhoda AI dhe Nominal. TechCrunch ka bërë të ditur se kjo listë do të përditësohet në vazhdimësi gjatë vitit 2026.
Burimi: techcrunch.com
