Të fundit

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Brazil-Norvergji

Gjithçka është gati për një nga përballjet më interesante të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku Brazili dhe Norvegjia do të luftojnë për një vend në çerekfinale.

Dy përfaqësueset kanë publikuar formacionet zyrtare, me trajnerët që kanë zgjedhur emrat më të mirë për këtë sfidë vendimtare.

Formacioni i Brazilit:
Alisson, Magalhães, Marquinhos, Danilo, Douglas Santos, Casemiro, Guimarães, Vinicius Junior, Cunha, Martinelli, Rayan.

Formacioni i Norvegjisë:
Nyland, Ajer, Møller Wolfe, Heggem, Berg, Berge, Ødegaard, Sørloth, Haaland, Nusa, Ryerson.

Brazili synon të vazhdojë rrugëtimin drejt titullit të gjashtë botëror, ndërsa Norvegjia kërkon të shkruajë histori duke eliminuar një nga favoritët kryesorë të turneut dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Vëmendja pritet të jetë te yjet e sulmit, me Vinicius Junior që do të udhëheqë repartin ofensiv të brazilianëve, ndërsa norvegjezët do të mbështeten te tresheja Martin Ødegaard, Alexander Sørloth dhe Erling Haaland për të rrezikuar portën kundërshtare.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në çerekfinale të Kupës së Botës, ku do të vazhdojë garën për trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci