Të fundit

Certifikimi i rezultateve, KQZ pret vendimin e Supremes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimeve të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Telegrafin se certifikimi i rezultateve do të varet nga përmbajtja e vendimeve të Gjykatës Supreme.

“Nëse vendimet nuk përmbajnë obligime për KQZ-në, mund të procedohet me certifikimin e rezultateve. Ndërkaq, nëse vendimet përmbajnë obligime për KQZ-në, ato do të zbatohen fillimisht, ndërsa më pas do të procedohet me certifikimin e rezultateve”, ka thënë Elezi.

KQZ më 27 qershor 2026 shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19.44 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind, Aleanca 6.74 për qind, ndërsa Lista Serbe ka marrë 5.40 për qind të votave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci