Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar pas takimit me Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.
Ai ka thënë se biseda ka shkuar në atmosferë konstruktive, por sipas tij, nuk kanë arritur diçka, të cilën do të mund ta ndanin me publikun.
“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive ku diskutuam shumë çështje të zhvillimeve politike, dhe njëkohësisht edhe orarit për konstituimin e institucioneve”, ka thënë Kurti.
“Ishte takimi i parë dhe përveç kësaj i kemi edhe katër javë për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, pastaj për qeverinë dhe për presidentin apo presidenten. Diskutuam për të gjitha, por nuk kemi arritur diçka që do të mund ta ndanim së bashku me ju. Jam optimist për rrugën përpara”, ka thënë ai.
