Të fundit

Buxhovi: Thaçi ka dhënë dëshmi se lufton dhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi e ka cilësuar deklaratë historike fjalën që tha ish-presidenti Hashim Thaçi në ditën kur dha dorëheqje dhe u nis për në Hagë,

Sipas Buxhovit, mesazhi i Thaçit përfaqësonte një akt të rëndësishëm shtetëror.

“Deklarata e Hashim Thaçit atë ditë kur është nisur për në Hagë, kur ka dhënë dorëheqje, ishte historike. Unë e konsideroj si historike, sepse ka thënë: ‘Po shkoj në Hagë për ta mbrojtur Kosovën. Drejtësia do ta mbrojë dhe unë i besoj drejtësisë’”, tha Buxhovi mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës.

Buxhovi shtoi se nuk ka fjalë më domethënëse sesa ato të një burri shteti që i dorëzohet drejtësisë, duke thënë se Gjykata Speciale mori legjitimitet përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kjo deklaratë përbën një dëshmi të përkushtimit ndaj shtetit.

“Hashim Thaçi ka dhënë një dëshmi se lufton dhe, nëse ka nevojë, edhe sakrifikohet për shtetin e Kosovës”, deklaroi Buxhovi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci