Të fundit

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një videokartolinë nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë një ngjarje me ndikim të rëndësishëm për promovimin e vendit dhe ekonominë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se Tirana përjetoi një “mbrëmje magjike”, ku, sipas tij, u bashkuan qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme.

“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.

Sipas Ramës, organizimi i këtij eventi përbën një investim të rëndësishëm jo vetëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe për ndikimin pozitiv që ka sjellë në ekonominë e kryeqytetit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci