Të fundit

Java nis me diell, nga e mërkura priten reshje

Java do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve sezonale, ndërsa nga mesi i javës pritet një rritje graduale, duke sjellë mot më të ngrohtë.

Sipas parashikimeve, nga e mërkura deri të enjten do të krijohen kushte për zhvillimin e vranësirave konvektive, të cilat në disa zona mund të sjellin riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë proceseve konvektive mund të ketë përforcime të përkohshme.

Për të hënën (13 korrik 2026) parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 15°C, ndërsa ato maksimale nga 24°C deri në 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci